Gazetari i “New York Times” Brent Renaud, është qëlluar për vdekje nga ushtria ruse në Irpin të Ukrainës, ndërkohë janë plagosur edhe dy gazetarë të tjerë.

Lajmin për vrasjen e gazetarit Renaud e ka bërë të ditur Andriy Nebytov, kreu i policisë së Oblastit të Kievit, shkruan Gazetaria Civile.

“Video gazetari Brent Renaud u vra më 13 mars në Irpin, një qytet në afërsi Kievit. Dy gazetarë të tjerë u plagosën dhe u shtruan në spital”, ka thënë Andriy Nebytov./Gazetaria Civile/