“Ne kemi vendosur të mos e votojmë projekt-rezolutën tonë humanitare për Ukrainën nesër, por nuk po e tërheqim atë. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë një takim të ri urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mëngjes lidhur me laboratorët biologjikë të menaxhuar nga SHBA”, kështu ka thënë ambasadori i Moskës në OKB, Vassily Nebenzia.

Ndersa, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pasur një bisedë të re telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

“U diskutua mbështetja për ukrainasit në luftën kundër agresionit rus. Theksi ishte në vazhdimin e dialogut paqësor. Ne duhet të forcojmë koalicionin kundër luftës”, shkroi Zelensky në Twitter.