Një diplomat i lartë rus ka paralajmëruar se tani e tutje Moska do t’i konsiderojë dërgesat e armëve në Ukrainë si “objektiva legjitime” të ushtrisë ruse për t’i sulmuar.

Komentet e zëvendësministrit të Jashtëm Sergei Ryabkov, të raportuara nga Sky Neës dhe BuzzFeed Neës, ka të ngjarë të rrisin frikën për një përshkallëzim të mundshëm në konfliktin në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Ryabkov tha se Rusia ia kishte bërë të qartë qëndrimin e saj SHBA-së.

Ai tha se Rusia “paralajmëroi SHBA-në se dërgimi i armëve nga një numër vendesh që ajo orkestron nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i bën ato objektiva legjitime”.

Duke denoncuar sanksionet e SHBA-së kundër Moskës, ai tha se ato ishin një “përpjekje e paprecedentë për t’i dhënë një goditje serioze sektorëve të ndryshëm të ekonomisë ruse”.

Por ai këmbënguli se Rusia nuk kishte ndërmend të dëbonte mediat dhe bizneset perëndimore, duke shtuar: “Ne nuk do ta përshkallëzojmë situatën”.