Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 38.0% në muajin shkurt 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 349,5 milion euro krahasuar me deficitin 253,3 milion euro në vitin 2021.

Kështu, eksporti mbulon importin 15.7 për qind.

Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2022 kishte vlerën 65,2 milion euro, ndërsa importi 414,7 milion euro, që është një rritje prej 34.8% për eksport si dhe 37.5% për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (28.9%) %) të eksporteve e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar, (23.7%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (13.2%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (6.9%) produktet minerale, (5.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (21.0) produktet minerale, (10.9%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (10.5%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (9.9%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (8.0%) produkte të industrisë kimike, (7.6%) plastikë,gomë dhe artikuj prej, (6.5%) mjetet e transportit, tyre, etj.