Ministri rus i Finacave, Anton Siluanov, ka thënë se afërsisht gjysma e rezervave të Rusisë janë të ngrira si pasojë e sanksioneve që i janë vënë shtetit rus.

Siluanov ka thënë se nga 640 miliardë dollarë rezerva sa ka Rusia, 300 miliardë dollarë prej tyre janë të ngrira, kanë raportuar mediat ruse, shkruan Gazetaria Civile.

Ai po ashtu citohet të ketë thënë se Rusia ka probleme në shlyerjen e borxheve dhe se “vendeve jo miqësore”, të Rusisë , borxhin do t’ua paguajë me rubla dhe jo me ndonjë valute tjetër./Gazetaria Civile/