Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë edhe zyrtarisht i kanë cilësuar si krime lufte veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot, mund të them se, bazuar në informacionin e disponueshëm për momentin, qeveria amerikane beson se ushtria ruse ka kryer krime lufte në Ukrainë. Vlerësimi ynë bazohet në një analizë të kujdesshme të informacionit nga burime të hapura të inteligjencës”, shkruan në deklaratën e Antony Blinken, që u publikua në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sekretari Blinken ka thënë se që nga fillimi i luftës së paprovokuar dhe të padrejtë, presidenti rus Vladimir Putin, ka lancuar dhunë të pamëshirshme që ka çuar në vdekje të shumta dhe shkatërrim në të gjithë Ukrainën./Gazeta Infokus/