Gazetari Andrey Soldatov, ka thënë se 5 drejtues të FSB-së ruse janë duke u mbajtur në arrest shtëpie nga Kremilini për shkak të informacioneve të rreme që i kanë dhënë lidhur me luftën në Ukrainë.

Soldatov duke u thirrur në burime të veta ka thënë se bëhet fjalë për dy figurat kyqe të FSB-së, kreun e këtij shërbimi Sergei Beseda dhe zëvendësin e tij, Anatoly Bolyukh, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se arsyet kryesore pse Sergei Beseda dhe zëvendësi i tij, Anatoly Bolyukh, po mbahen në arrest shtëpie janë vjedhja e fondeve të akorduara për punë subversive në Ukrainë dhe dhënia e informacionit qëllimisht të rremë për situatën politike e operacionale në Ukrainë.

Ky lajm ende nuk është i konfirmuar zyrtarisht, por gazetari Andrey Soldatov, i cili e ka bërë publik këtë lajm njihet si gazetar dhe ekspert i fushës së sigurisë dhe shërbimeve speciale./Gazeta Infokus/