Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika ka publikuar rezultatet nga regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

”Popullata është 2.197,319 persona, popullata rezidente është 1.836,713 persona”.

”Personat e deklaruar 54,21% janë maqedonas, 29,52 për qind janë shqiptarë, 3,98 turq, 2.34 romë, 1,18 për qind si serbë, 0,87 si boshnjak dhe 0,44 si vlleh”.

”Nga popullata e përgjithshme rezidente, 58,44% janë deklaruar si maqedonas, 24,3 për qind si shqiptarë, 3,86 si turq, 2.53 si romë, 0.,47 për qind si vlleh, 1.3 si serb, dhe 0, 87 si boshnjak”, tha Simovski.

Kujtojmë se ka shumë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të cilëve për arsye nga më të ndryshmet u është mohuar shtetësia.