Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, kanë diskutuar sot me shefat e misioneve të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka bërë të ditur se së bashku me ministren Gërvalla, kanë diskutuar me shefat e misioneve të Republikës së Kosovës për implikimet e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe ndikimin e tij rajonal,

Presidentja Osmani ka deklaruar se kanë diskutuar edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Këshillin Evropian.

Postimi i plotë:

Së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, kemi diskutuar me shefat e misioneve të Republikës së Kosovës për implikimet e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, ndikimin e tij rajonal dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Këshillin Evropian.