Spitalet e Mozyrit dhe Gomelit në Bjellorusi, janë vënë nën rrethim të hekurt nga forcat ushtarake, që të mos dalin informacione për gjendjen e rënduar aty.

“Nuk ka gjak dhe morgjet janë plotë”, kështu e përshkruajnë situatën në Mozyr dhe Gomel të Bjellorusisë, mediat ukrainase dhe bjelloruse.

Më shumë se 2/3 e rezervave të gjakut që kirurgët bjellorus kanë grumbulluar për qytetarët e Bjellorusisë, u ridrejtuan për nevojat e ushtrisë ruse.

“Tani spitali është nën mbrojtjen e policisë dhe FSB-së për të parandaluar rrjedhjen e informacionit. Mjekët nuk thonë asgjë, ata nënshkruan një marrëveshje moszbulimi, ata po kërcënohen se nuk do t’u vazhdohen kontratat. Nuk ka mjaft kirurgë. Më parë, kufomat u transportuan me ambulanca dhe u ngarkuan në trenat rus”, thotë “Radio Liberty” e Bjellorusisë./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni videon ku shihen ushtarët duke e ruajtur spitalin: