Një 28 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka njoftuar se rasti tashmë është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa tashmë kanë filluar hetimet nga njësitë përkatëse policore si dhe nga Prokuroria.

“Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë në Duhël të Suharekës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar ai.

Poashtu Gashi theksoi se është faza fillestare dhe janë në pritje të informacioneve.

“Hetuesit janë duke u marrë me rastin. Është faza fillestare e hetimeve dhe jemi në pritje”, ka thënë ai.