Axioma u sekuestrua pasi Dmitry Pumpyansky, u shtua në listën e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, gjatë muajit mars.

Superjahti që i përket një oligarku rus të sanksionuar është sekuestruar në Gjibraltar, duke u bërë anija më e fundit që është konfiskuar nga autoritetet, raporton e famshmja britanike “The Guardian”.

Axioma prej 75 milionë dollarësh që i përket miliarderit Dmitry Pumpyansky – pronar dhe kryetar i prodhuesit të tubave të çelikut OAO TMK, i cili është furnizues i kompanisë ruse të energjisë në pronësi të Gazprom – u sekuestrua nga autoritetet të hënën.