Kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë do të udhëtojnë sot në Kiev, për të shfaqur mbështetjen “e qartë” për Ukrainën, e cila ndodhet nën pushtimin rus.

Kryeministri çek, Petr Fiala, tha në një postim në Twitter se tre liderët do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministrin Denis Shmyhal.

“Qëllim i vizitës është të shprehim mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe lirinë dhe pavarësinë e saj”, tha Fiala.

“Në të njëjtën kohë, ne do të paraqesim një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe qytetarët e saj. Komuniteti ndërkombëtar është informuar për këtë vizitë edhe nga organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara”, shtoi Fiala./REL/