Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar shifrat e fundit të ushtarëve të vrarë rusë gjatë luftës në Ukrainë.

Sipas këtyre të dhënave, 16 mijë e 100 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Ndërkaq, sipas ministrisë 1,625 tanke ruse janë shkatërruar.

Ministria po ashtu ka njoftuar se 115 aeroplanë ushtarakë rusë janë rrëzuar dhe 291 sisteme raketore janë shkatërruar.

Kujtojmë se sot janë bërë 30 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin e Ukrainës.