Ushtria e Ukrainës në distriktin e Skadovskit në Kherson, ka rrëzuar dy helikopter luftarak rus, shkruan Gazeta Infokus.

Nga pamjet që vijnë nga atje shihet se pas goditjes helikopterët janë përplasur në tokë duke u shpërndarë në sipërfaqe të tokës.

Gazetarët nga atje raportojnë se njëri pilot i ka mbijetuar rrëzimit edhe pse i plagosur./Gazeta Infokus/