Mediat ukrainase kanë njoftuar se Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë shkatërruar një kompleks ushtarak rus që bllokonte pajisjet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Siç raportojnë mediat ukrainase bashkë me këtë kompleks ushtarak rus janë vrarë edhe 50 ushtarë rusë të cilët operonin në kompleksin mobil të vendosur në territorin e Ukrainës

“Forcat e Armatosura të Ukrainës shkatërruan një kompleks të palëvizshëm të luftës elektronike. Ky kompleks bllokoi punën e elektronikës, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe dronëve. Pushtuesit e përdornin atë për të kryer zbulim. Ukraina gjithashtu shkatërroi rreth 50 ushtarakë që punonin me pajisjet”, njoftojnë mediat ukrainase./Gazeta Infokus/