Në pamjet që po bëjnë xhiron e botës një ukrainas ka shfaqur lagjen e tij ku shihen pasojat e granatimeve ruse.

Trotuare me kratere të mëdha si pasojë bombardimesh, e banesa të dëmtuara e të shpuara nga predhat gjatë sulmeve të ndryshme të ushtrisë.

Por pamja më prekëse në videon disa minutëshe është ajo kur ai shfaqë imazhet e parkut pranë objekteve të banimit, ku janë varrosur nën e bir, pasi u vranë nga bombardimet dhe në pamundësi të varroseshin në varrezat e qytetit.

Ata të dy u varrosën në një varr të përbashkët në parkun ku deri para bombardimeve nëna dhe i biri shijonin natyrën dhe i vogli luante e argëtohej.