Një ushtar rus i dehur është gjetur në një market në Ukrainë dhe është kapur nga ata ukrainas.

Morali i ushtarëve rus raportohet të jetë përtokë dhe disiplina e tyre po ashtu, kjo dëshmohet edhe nga video e publikuar nga mediat ukrainase, shkruan Gazeta Infokus.

Sot kur tashmë ka mbaruar dita e 13 e luftimeve prej kur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës me qëllim që të rrëzoj Zelenskyn nga pushteti dhe në vend të tij të vë një qeveri kukull, është publikuar edhe kjo video që shpërfaqë ushtarët rus dhe karakterin e tyre.

“Derri rus i dehur”, shkruan në mbishkrimin e videos së publikuar./Gazeta Infokus/