Ushtria e Ukrainës gjatë ditës së sotme ka rrëzuar tre avionë ushtarakë të Rusisë dhe një fluturake vëzhgimi pa pilot.

Avionët dhe fluturakja raportohet të jenë rrëzuar në lindje të vendit, konkretisht në Kharkiv të Ukrainës, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin e ka bërë të ditur “The Kiyv Independent”, thirret në Komandën Ajrore të Ukrainës Lindore.

“Ushtria ukrainase rrëzoi 3 avionë luftarakë rusë dhe një mjet ajror të paarmatosur mbi rajonin lindor të Kharkiv, sipas Komandës Ajrore Lindore të Ukrainës”, ka thënë media ukrainase “The Kiyv Independent./Gazeta Infokus/