Ballina Këndi poetik Vatani shihet me zemër

Vatani shihet me zemër

Vatani shihet me zemër

(Kushtuar çlirimtarit Hajriz Kabashi)

Mi jepni një palë sy vatanin me e pa
T’ia shoh dhimbjen, plagët e krenarinë
Më tregoni si duket liria, pamje a ka?
Vatanit, lapidarët qysh po i rrinë?

Jo nuk më duhen sytë e mi, as sytë e tu
Se liria e vatanit nuk shihet, ajo ndjehet
Pa sy mbeta istikameve lirinë t’u e kërku
Vështrimi im s’u shua, mbi vatan mbetet

Vatanin e shoh me zemër edhe në liri
E unë pa sy po shkoj në botën tjetër
Por dije, dije se i verbëri ishe vetëm ti
Që s’tu gjet barot, por u struke si lepur

Autor: Islam Morina (Korrik 2022)