22 vjeçarja, Leonita Gashi ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë me të cilën përballej.

Leonita ndërroi jetë në moshë të re për shkak të përballjes me një tumor të shfaqur në qelizat e kockave.

Për mundësin e shërimit të saj më parë ishte kërkuar ndihmë nga qytetarët që të grumbulloheshin para.

Por të njëjtit kanë falënderuar qytetarët për grumbullimin e parave derisa janë lutur që të njëjtit të mos vazhdojnë të dërgojnë para në xhirollogari, por që ato që ti dërgojnë në ndonjë familje në nevojë apo shoqatë.

“Leonita ka ndërruar jetë sot rreth orës 12:00, lusim njerëzit që të mos dërgojnë më para në llogarinë ku kemi kërkuar deri tani , por ato të dërgohen në ndonjë familje apo shoqatë që ka nevojë”, tha njëri nga familjarët e të ndjerës.