Të premten e 15 prillit ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare aktorja e mirënjohur, Liz Sheridan, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin për vdekjen e artistes e ka bërë të ditur për agjencinë e lajmeve “CNN” menaxherja e saj Amanda Hendon.

Tashmë e ndjera Sheridan, ka pasur një bagazh të madh të roleve të saj në zhanre të ndryshme të filmave.

E dashurinë e publikut më së shumti ajo e fitoi në filmin “Seinfeld” ku luajti rolin e nënës së Jerry Seinfeld.