Një person është goditur nga një veturë në “Rrugën B” në Prishtinë.
Sipas lexuesit që ka dërguar foto dhe video nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë Policia e Kosovës dhe ambulanca.
Mësohet në këtë aksident ka mbetur një person i lënduar dhe se ai tashmë është marrë nga ambulanca që ka dalë në vendin e ngjarjes.