Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar për takimin që ka pasur me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë.

“Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike”, ka shkruar ajo.Njoftimi i plotë:

Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jemi të vendosur për t`i forcuar mëtej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden.

Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike!