Kriptovaluta më e madhe në botë, bitcoin, ka rënë mbrëmë në rreth 40.000 dollarë, për herë të parë pas 14 javëve të fundit.

Sipas të dhënave të CoinDesk, bitcoin ka humbur vlerën për 13 për qind duke rënë në 38.585,86 dollarë.

Ky është niveli më i ultë që nga 9 shkurti, kur për herë të fundit kishte rënë nën 40.000 dollarë.

Rënia e shitjes ka ndodhur si pasojë e deklaratave të drejtorit të kompanisë Tesla, Elon Musk, i cili tha se kjo kompani ka ndalur blerjen e veturave të saj me bitcoin

E komentet e Muskut kanë bërë që po atë ditë tregu në nivel global i kriptovaluta të bie nën 300 miliardë dollarë.