Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka realizuar një bisedë telefonike me kryetarin e liruar të Melitotpolit, i cili ishte marrë peng nga forcat ruse.

Kështu ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, e cila ka publikuar edhe videon ku Zelensky shihet duke komunikuar me kryetarin e Melitopolit, Ivan Fedorov, shkruan Gazeta Infokus.

“Presidenti i Ukrainës @ZelenskyyUa bisedoi me kryetarin e liruar të Melitopolit Ivan Fedorov. “Ne nuk i braktisim tanët”, ka thënë Zelensky./Gazeta Infokus/