Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, se “puna e tyre e vetme është të bëjnë thashetheme për Serbinë dhe të thonë se Vuçiq është ‘Putin i vogël’.

Sipas tij, “Kurti dhe Gjukanoviq duan ta rëndojnë gjithë Perëndimin” siç tha ai “në qafën e Serbisë dhe do ta ndalojnë atë të bëjë përparim ekonomik”.

Ai po ashtu ka deklaruar se presionet për Kosovën do të vazhdojnë.

Në TV Prva, Vuçiq hodhi poshtë raportimet e gazetës britanike “Guardian” se paqja në Ballkan është sërish e rrezikuar dhe disa shtoi se “Guardianit” i pëlqen të gënjejë shumë.

“Janë gënjeshtra patologjike, nuk kam parë gënjeshtra të tilla si në Guardian”, ka thënë Vuçiq dhe ka thënë se “nuk është rastësi”.