Eulex pati lajmëruar se një njësi Policore e Specializuar e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë për të përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS).

E në orët e pasditës, kjo njësi ka arritur në Kosovë.

Sipas njoftimit të Eulex-it, “Zbarkimi i NjPS-së Rezervë dëshmon vendosmërinë e EULEX-it për të vazhduar mbështetjen e stabilitetit të Kosovës dhe për të kontribuar për sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.