Ngritja e çmimeve në vazhdimësi ka bërë që qytetarët të panikohen për ndonjë rritje të mëtejme, duke u ngutur që të furnizohen me produktet bazë të konsumit.

Lexues të Gazetës Infokus, kanë dërguar foto të rafteve të marketeve ku shihet se vaji është blerë dhe raftet kanë mbetur të zbrazëta.

Ditë më parë pati edhe vërshim të qytetarëve për tu furnizuar me miell, gjë që bëri që para pikave furnizuese e mullinjve të ketë radhë të gjata të qytetarëve që prisnin për furnizim me këtë produkt./Gazeta Infokus/