Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka folur për mundësin e përdorimit të armëve bërthamore nga ana e Federatës Ruse, duke thënë se ato do të përdoren vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e vendit.

“Rusia do t’i përdorë armët bërthamore vetëm atëherë kur të rrezikohet ekzistenca e saj”, citohet të ketë thënë Peskov për median ruse RIA Novosti.

Ai ka thënë se shteti rus nuk ka asnjë arsye tjetër që t’i përdorë armët bërthamore në rrethanat aktuale.