President ii Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka vizituar civilët e plagosur në njërin nga spitalet ku po trajtohen ata.

Ai i ka befasuar të plagosurit me vizitën e tij të befasishme, duke treguar edhe njëherë kujdesin e tij për të gjithë ukrainasit, pavarësisht se ai ka agjendë të stërngarkuar me zhvillimet dramatike si pasojë e luftimeve të ashpra që po ndodhin atje, shkruan Gazeta Infokus.

E përlotur nga kjo vizitë e Zelenskyt shfaqet edhe një vajzë e re e cila po trajtohet pas plagëve të marra nga sulmet e vazhdueshme ruse.

Kujtojmë se presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, tashmë është shndërruar në simbol të rezistencës dhe unifikimit të të gjithë atyre që e duan lirinë, jo vetëm në Ukrainë, por në mbarë botën./Gazeta Infokus/