Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sapo ka publikuar një video me të cilën ka bërë me dije se forcat ruse kanë realizuar një sulm direkt mbi maternitetin e Muripolit.

Zelensky në faqen e tij zyrtare në Twitter, ka publikuar një videon që tregon shkatërrimin total të maternitetit të Mauriploit me ç’rast i ka bërë thirrje botës të ndalojnë fluturimet mbi Ukrainë.

Ai po ashtu ka pyetur se edhe sa kohë bota do të jetë bashkëpunëtore në krim, duke e injoruar terrorin. Zelensky i është drejtuar perëndimit se po e humbasin humanizmin edhe përkundër faktit se kanë fuqi.

“Mauripol! Goditja e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitet. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtore që injoron terrorin? Mbylleni qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbisni humanizmin”, ka shkruar Zelensky./Gazeta inFokus/