Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar sërish NATO-n, duke dhënë alarmin se tashmë është e qartë dhe se është vetëm çështje kohe se kur do të nis sulmi rus mbi vendet anëtare të saj.

Këtë paralajmërim ai e ka bërë nëpërmjet një video-mesazhi, ku ai ka treguar se çfarë lloji armësh do të përdorë Rusia kundër anëtarëve të NATO-s dhe duke përsëritur kërkesën për krijimin e një “Zone të ndalim fluturimit mbi Ukrainë”, shkruan Gazetaria Civile.

“Rusia do që të fillojë një luftë dhe Moska do të përdorë Nord Stream 2 si armë.  Tanimë është e qartë, po e përsëris sërish, nëse nuk e mbyllni qiellin tonë, është vetëm çështje kohe se kur raketat ruse do të bien në territorin tuaj, në territorin e NATO-s, në shtëpitë e qytetarëve të vendeve të NATO-s”, ka deklaruar Volodymyr Zelensky./Gazetaria Civile/