Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje ushtarëve rusë të mërkurën që të largohen nga vendi i tij.

“Rezistenca jonë për gati dy javë ju ka treguar se ne nuk do të dorëzohemi, sepse kjo është shtëpia jonë. Është familjet dhe fëmijët tanë. Ne do të luftojmë derisa të mund të fitojmë tokën tonë… Ju ende mund të shpëtoni veten nëse ju thjesht shkoni në shtëpi”, tha presidenti.

Në fjalimin e tij, Zelenskyy tha gjithashtu se përpjekjet ishin duke u zhvilluar të mërkurën për të evakuuar rreth 18 mijë njerëz nga qytetet ukrainase, përcjell Klankosova.tv

Ai tha se kjo është pjesë e përpjekjeve më të gjera të evakuimit në korridoret e shumta humanitare dhe paralajmëroi forcat ruse kundër shkeljes së premtimeve të armëpushimit.

Video KËTU