Kina ka refuzuar ta furnizojë Rusinë me pjesë të avionëve.

Kështu ka thënë një zyrtar i lartë rus sot, shkruan CNN.

Valery Kudinov, kreu i Departamentit të Vlefshmërisë së Avionëve në Agjencinë Federale të Transportit Ajror, tha të enjten se kishte rreth 70 avionë në regjistrin rus para fundit të shkurtit.

Kudinov tha se situata me mirëmbajtjen e avionëve dhe importet e pjesëve rezervë është planifikuar të zgjidhet, duke përfshirë rieksportin e komponentëve.

“Me sa di unë … Kina refuzoi,” duke shtuar se kërkimi do të vazhdonte nëpër vende të tjera, ndoshta përmes Turqisë ose Indisë.

“Çdo kompani do të negociojë më vete,” shtoi Kudinov.

Dy prodhuesit më të mëdhenj të avionëve në botë, Boeing dhe Airbus, kanë ndaluar furnizimin e komponentëve të avionëve për linjat ajrore ruse.